Zhduket një djalë i mitur në Prizren

0
302

Rastet kur personat largohen nga shtëpia dhe nuk kthehen më po rriten dita-ditës në Kosovë. Pothuajse çdo ditë në polici prindërit po raportojnë për fëmijët të humbur ose fëmijët po kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e prindërve të tyre.

Një rast i tillë është paraqitur edhe dje në stacionin policor në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë, se një baba ka deklaruar në polici se ka humbur djali i tij i mitur.

Ai u ka thënë hetueseve policorë se i biri i tij ka dalë nga shtëpia të martën dhe nuk është kthyer më.

Leave a Reply