Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, nëna e saj: Çika e ka mbyll telefonin, as në shkollë s’ka shku kohët e fundit

0
439

Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data 22 janar familja nuk ka njohuri për vendodhjen e saj, ndërsa rastin e kanë raportuar edhe në polici.

Në një bisedë për Gazetën Express, nëna e Gentijanes, Mirdita, tha se vajza është bërë gati për shkollë si çdo ditë, por atë ditë nuk është kthyer në shtëpi. Teksa shton se mësimëdhënësit i kanë thënë se kohët e fundit 15-vjeçarja ka munguar edhe në shkollë.

“Prej të premtës nuk e kam çikën në shtëpi, u nis me shku në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit, por nga ajo ditë nuk e kam më çikën. Pa kurfarë lajmërimi, është bë gati më shku në shkollë…Kurgjë nuk na ka lajmëru, s’e kemi pa që është bë gati hiç. E kam pa që i ka bë gati librat në mbrëmje, përveç atë ditë që s’e kam pa se gjithmonë e shihja kur shkojke në shkollë… Kemi folë edhe me mësimdhënësit e shkollës, ata kanë thënë se kohën e fundit s’ka ardhë hiç në shkollë, disa ditë s’ka ardhë hiç në shkollë”, tha nëna e vajzës së zhdukur për Gazetën Express.

Tutje, ajo tha se vajza ka pasur telefon por tashmë atë e ka të fikur.

“Ka pas telefon, po çika e ka mbyll telefonin. E kemi lajmëru edhe në polici, por kurfarë lajmi nuk kemi. Ne nuk e dimë ku është çika…Ne prej të premtës kemi prit, po mbrëmë e kemi hap në Facebook rastin e saj”, përfundoi ajo, teksa i luti të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e saj ta lajmërojnë familjen ose policinë.

Zhdukjen e saj e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e saj.

“Më 22 janar, rreth orës 07:00 mëngje prindi i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti ka ndodhur në rrugën “Arta” në Prizren. Policia po e heton rastin”, tha ai për Gazetën Express.

Ndryshe, familja ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendodhjen e 15-vjeçares të lajmerohen në numrat e telefonit: 044316673 dhe 044191743. /Gazeta Express/

Fotografitë e vajzës janë publikuar me lejen e familjes.

Leave a Reply