Zenel Zekolli sjell rrëfime të padëgjuara më parë për luftën e UÇK-së më 23, 24 dhe 25 gusht të vitit 1998

0
759

Ish-Komandanti i Batalionit të III-të të Brigadës 121 “Kumanova”, Zenel Zekolli ka sjellur rrëfime të padëgjuara më parë për luftën e UÇK-së të zhvilluar me 23, 24 dhe 25 gusht të vitit 1998.

Zekolli ka rrëfyer se këto ditë luftohej për Liri a Vdekje. Pa ujë e pa bukë, pa mbështetje nga askush, luftohej me zemër për atdheun, për tokat e të parëve tanë, ka vazhduar rrëfimin ish-Komandanti.

Pikërisht me 23 gusht kishte ra dëshmorë Bislim Zekolli, vëllau i Zenelit, ndërsa me 24 gusht sipas ish-Komandantit kanë rënë dëshmorë edhe Nuhi Mazreku dhe Afrim Buçaj si dhe Gani Kastrati. Në këto luftime kishte edhe disa të plagosur.

Rrëfimi i plotë i Zenel Zekollit, ish Komandant i Batalionit të III-të të Brigadës 121 “Kumanova”:

“Rreth orës dhjetë të mëngjesit, forcat serbe kishin mësy fshatrat e rrethit të Therandës ( Suharekës) Bllacën , Qafën e Dules, Luzhnicën, Greiçecin, Budakovën, e shumë fshatra të tjera të Suharekēs.
Ishte ditë e diell, vapë e madhe, filluan granatimet nga të gjitha anët, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , kundër popullates Shqiptare, kundër gjithçkaje që ishte tokë Shqiptare!🇦🇱
Filluan luftimet, tani veq po afroheshin forcat policore dhe ushtarake Serbe, me tanke blinda e armatim të ndryshëm.
Ne edhe pse ishim shumë më pak në numer , kishim zanë pozicionet në shumë pika.
Atë ditë luftohej për “Liri a Vdekje”
Pa ujë pa buk , pa mbështetje nga askush, vetëm ata pak luftëtarë që ishim, ndihmen më të madhe i kishim armët tona dhe moralin për Atdhe.🇦🇱🇦🇱
U luftua tërë diten e 23 Gushtit në Bllacen Legjendare, dhe sikur ndëgjonim kushtrimin e Komandantit Legjendarë Adem Jasharit, përpara vllezër!..🇦🇱
Dhe sikur ndëgjonim ofshamen e Ramë Bllacës, mbroni me gjak trojet tona e trima Bllacjan!🇦🇱
Atë ditë me 23 gusht në Altarin e Lirisë ra per të mos vdekur kurr dëshmori Bislim Latif Zekolli nga Bllaca Legjendare.🇦🇱
Të nesërmen me 24 gusht përsëri luftime nga mengjesi.
Ishte ditë e hëne,
forcat Serbe ishin afruar mbi malet e Bllacës në vendin e quajtur Bajrak.
Aty ishin istikamet e luftëtarëve të UÇK-së të komanduara nga Ismet Jashari “Kumanova”
U luftua në afërsi shumë të vogēl me kriminelët Serb, po atë ditë me 24 Gusht ranë dëshmorë dy Mësues luftëtarë:
Nuhi Zenullah Mazrreku nga Goriqi i Malishevës dhe Afrim Isë Buqa nga Lladrofci i Malishevës , si dhe luftëtari Gani Kastrati nga Nekofci i Drenasit!🇦🇱
Pikirisht atë ditë u plagosëm rëndë shumë luftëtarë!🇦🇱
Lufta nuk ndalej, luftohej në të gjitha anët.
Në Greiçec bien dëshmorë Mehmet Daut Lumi nga Bllaca dhe Safet Kicaj nga Grejkofci.🇦🇱
Përsëri me datë 25 Gusht në orët e hershme të mëngjesit Komandant Kumanova me disa bashkluftëtarë shkon për ti tërjekur,
Nuhi Mazrrekun dhe Afrim Buqen tani të vrarë.
Bie në pritë nga forcat Serbe,
Komandant Ismet Jashari së bashku me Habib Zogajn nga Lladrofci!🇦🇱
Ne shumë luftëtarë të plagosur përfunduam në Spitalin ushtarak në fshatin Breshanc të Suharekës.🇦🇱
Në spital ishim shumë ushtarë të plagosur, por njëri ndër ta ishte më rëndë se të gjithë ne.
Komandanti i kompanisë së Budakovës Xhemajli Rexha nga Papazi i Suharekës.
Nuk mundi ti përballoi plagëve të rënda dhe me datë 25 Gusht në orët e hershme të mëngjesit pushoi së rrahuri zemra e trimit; Xhemajli Rexha🇦🇱
Këta ishin dëshmorët e Birgadës 121 të cilët ranë për tri ditë me radhë me 23, 24 dhe 25 Gusht 1998 duke luftuar ballë për ballë me okupatorin Serb.
Por për tri ditë ofenzivë nuk u ndanë aspak mirë forcat policore-ushtarake Serbe , sepse lan shumë të vrarë, si dhe armatim e mjete të shkatrruara nga luftëtarët e UÇK-së
Lavdi heronjëve të kombit!🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Respekt invalidëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Me respekt dhe krenari i juaji: bashkluftëtari Zekolli Zekolli.🇦🇱🇦🇱
LAVDI🇦🇱🇦🇱”, thuhet në rrëfimin e Zekollit./04 Online

Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli
Fotografia e Zenel Zekolli

Leave a Reply