Zemaj: Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të anulohen

0
396

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të nxjerrin disa rekomandime për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se në rast nëse do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, zgjedhjet do të mund të anulohen.

“Do të nxjerrim disa rekomandime për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicën e Veriut. Nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës, zgjedhjet munden me u analu, munden me u shty”, tha Zemaj në Rubikon.

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor.

Leave a Reply