Zafir Berisha: Urime dita e veteranëve!

0
60

Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, i ka uruar bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët për ditën e veteranëve.

Berisha ka thënë se UÇK-ja në historinë më të re të Kosovës paraqet vlerën e pakontestuar për liri.

“Miq të nderuar,
Bashkëpuntor e bashkêluftetar,
URIME DITA VETERANËVE!
UÇK-së, në historin më të re të Kosovës paraqet vlerën e pakontestuar për liri.
Ajo bëri shumë sakrifica, dha shumë mund e gjakë për t’i dhën fund okupimit të egër sërbo-sllav dhe argatëve të tyre në Kosovë!
Ajo dhe eksponentët e vërtet të saj, u përballën dhe po përballen edhe sot me një luftë të poshtër speciale e psikologjike nga mbetjet e regjimit fashistë të Serbis, të cilëve në mënyr naive po i shërben një pjes e pseudointelektualve dhe paqavurave informative me mision!
Ajo sikurse dje edhe sot, do t’i përballoj të gjithave dhe të triumfoi bashkë me të nevojën dhe të vërtetën!
Zafa”, thuhet në urimin e Zafir Berishës./04 Online

Leave a Reply