Zafir Berisha pritet si HERO në vendlindje!

0
610

Mobilizimi i Billushës dhe Poslishtit për të kontribuar në mbrojtje të vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve të 121-it në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe mbështetja e kauzës tonë Me Çlirimtarët nga gjithë qytetarët e Kosovës është sondazhi më i mirë që do të publikohet në mbrëmjen e 14 Shkurtit, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha, para banorëve të fshatit Billushë dhe Poslishtë, thuhet në njoftimin e Nismës transmeton 04 Online.

“Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrah Çlirimtarëve do të thotë mobilizim për t’i dalur në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit nga ata të cilët po mundohen ta tjetërsojnë historinë e lavdishme të popullit tonë. Andaj ju ftoj ta mbështetni Nismën Socialdemokrate me numër 121 në mënyrë që zëri i lirisë të jehohë dhe ta pushtojë kuvendin e Rapublikës së Kosovës, përfundoi Kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Fatmir Gërdellaj, dhe Leart Batusha, thanë se mbështetja e kauzës tonë #MeÇlirimtarët po rritet çdo ditë e më shumë, andaj duke ju falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme, përmes jush, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tê Kosovës e në veçanti qytetarëve të Prizrenit, të rreshtohen krah Çlirimtarëve dhe mos të lejojmë që fati i Kosovës të bie në duart e atyre që vazhdimisht e kan mohuar dhe nuk e kan konaideruar Kosovën shtet”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply