Zafir Berisha premton trajtim më të dinjitetshëm për tregtarët prizrenas

0
469

Kandidati për kryetar të komunës, Zafir Berisha, të premten pasdite ka vizituar tregtarët në lagjen ” Qylhan”, duke iu premtuar atyre trajtim të veçantë dhe më dinjitoz pas 17 tetorit.

“Projekti ynë “Shpresë për Prizrenin”, si projekt i qytetarëve të Prizrenit do të trajtoj me prioritet çështjen e tregjeve dhe tregtarëve nëpër tregjet aktuale duke krijuar kushte dinjitoze për ta, si dhe për tregtar sezonal dhe ambulant.

Do t’i lirojmë trotuaret e ozurpuara për këmbësorë dhe do të eliminojmë disa tezga që janë vendosur nga qeveria në ikje, në ato trotuare të cilat në mënyrë jo korrekte rrezikojnë bizneset të cilat paguajnë tatime dia edhe qera të larta.

Për tregtarët sezonal dhe ambulant do të krijojmë kushte në disa lagje të qytetit ku do të ndihen më komod dhe të dinjitetshëm në punën e tyre. #ShpresëPërPrizren#Voto119“, ka thënë Berisha.

Leave a Reply