Zafir Berisha pajton familjen Shala nga Jeshkova me familjen Kurtaj nga Zhuri

0
1900



Ish-Komandanti i UÇK-së nga Prizreni dhe njëherit deputet në Paralamentin e Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka arritur që të pajtojë dy familje.

Me insistimin e tij, bisedave të shumta, Berisha ka konfirmuar se familja Shala nga Jeshkova i ka falur gjakun familjes Kurtaj nga Zhuri, shkruan 04 Online.

“Familja Shala nga Jeshkova i falë gjakun familjes Kurtaj nga Zhuri!
Familja e dëshmorit Ymer Shalës që humbi dajlin në aksident komunikacioni në gushtë të vitit kaluar në Vlashnje i fali gjakun familjes Shefki Kurtajt.
Kjo tragjedi e familjen Shala dëshirojm të mbetet rasti dhe ngjarja tragjike në komunikacion e fundit dhe dhashtë zoti të mos ndodhin më…”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Zafir Berisha.
Ndërmjetësimi i Berishës në këtë rast është pritur mirë nga ndjekësit e tij të shumtë, duke e vlerësuar si një aktë madhor, një aktë për tu përshëndetur./04online.info



Leave a Reply