Zafir Berisha me nismëtarët e tij përkujton Betejën e Vërrinit

0
74

Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka përkujtuar Betejën e Vërrinit.

I përcjellur nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, Berisha fillimisht ka bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe më pas kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatorës së Heroit Xhevat Berisha në Shatërvan për të vazhduar edhe në fshatin Kushnin e Lez.

“Kryetari i NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren, Zafir Berisha, me bashkëpunëtorë, për nder të 21 vjetorit të Betejës së UÇK-së në Vërri, bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, dhe vendosën kurora lulesh pranë shtatores së dëshmorit, Xhevat Berisha, dhe lapidarëve në fshatin Kushnin dhe Lez.

Kosova bëri një luftë heroike, luftë të drejtë, me shumë sakrificë, gjak të derdhur dhe shumë dëshmorë të rënë. Pra, rruga deri në lirinë e vendit ishte e gjatë dhe e vështirë. Andaj, liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza, tha kryetari i NISMA’s në Prizren, Zafir Berisha.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për gjithë dëshmorët e Kombit.!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply