Zafir Berisha me bashkëpunëtorë vazhdon të nderoj dëshmorët dhe të rënët në Betejën e Vërrinit

0
64

Ish-Komandanti në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, i përcjellur nga bashkëpunëtorët e tij, bashkëluftëtar dhe veteran të luftës kanë vazhduar me vizitat e tyre pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Poslishtë, në Kullën e Hoqës së Qytetit dhe pranë lapidarëve në fshatrat Jeshkovë dhe Malësi e Vërrinit.

“Përkujtimin e betejës së UÇK-së në Vërri, Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij e vazhduan edhe sot me vizitën e tyre pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Poslishtë, në Kullën e Hoqës së Qytetit, dhe pranë lapidarëve në fshatrat, Jeshkovë e Malësi të Vërrinit.

Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.
Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë, shtoi kryetari Berisha”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply