Zafir Berisha kujton Komandant Kumanovën

0
452

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha ka kujtuar Heroin e Kombit, Ismet Jashari – Kumanova në 22 vjetorin e rënies së tij.

Berisha ka vlerësuar lartë kontributin e Komandant Kumanovës për çlirimin e Kosovës.

“Para 22 vitesh në fushëbetej ra për të mos vdekur kurr Ismet Jashari-Kumanava!
Në verën e vitit 1998 forcat ushtarake dhe policore serbe me ndihmën e argatëve të tyre patën ndërmarrur një ofenzivë të gjerë kudo në Kosovë kundër pozicioneve të UÇK-së me qëllimin që të eliminoj formacionet çlirimtare për të u arsyetur para bashkësis ndërkombëtare se në Kosovë nuk ka UÇK.

Djali nga Orizarja e Kumanovës ishte përgjegjur kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari si shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqipëtare, kishte lënë perendimin dhe ishe pozicionuar në mbrojtje të popullatës në rrethinat e Malishevës!

ISMET JASHARI e deshti më shumë lirinë se jetën, e deshti më shumë atdheun se veten, ai bëri shumë për të gjithë ne.
Lavdi jetës së tij dhe të gjithë atyre që u flijuan për Kosovë!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply