Zafir Berisha kujton betejën e UÇK-së të 25 – 31 marsit në Përdrini

0
532

Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha ka kujtuar betejën e 25 – 31 marsit të vitit 1999 ku Përndrinia ishte përfshirë e tëra në luftë.

Berisha ka thënë se njësitet e UÇK-së nga Brigada 124 dhe 125 të Zonës Operative të Pashtrikut kanë bërë luftë titanike në mbrojtjen e popullatës.

“Pas fillimit të bombardimeve nga Aleanca e NATO-s mbi pozicionet e ushrisë dhe policisë të Serbis, Përdrinia u kaplua nga flakët e luftës ku forcat serbe aplikuan opercionin “patkoi” të tokës së djegur!
Nga dt 25 Mars 1999 në kë pjesë të Kosovës u luftua për liria e vdekje mes UÇK-së dhe forcave të okupatorit serb, ku ushtria, policia dhe paramilitarët shkatërruan çdo gjë shiptare, duke masakruar qindra qytetar të pafajshëm dhe shkatërruan shumë fshatra!
Edhe pse të pabarabartë në armatim, njësitet e UÇK-së e Br 125 dhe 124 të Z.O.P që operonin në këtë rajon, bënë luftë titanike për mbrojtjen e popullatës, ku ranë shumë dëshmor!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së dhe gjithë atyre që u martirizuan në Përdrini dhe kudo në Kosovë”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply