Zafir Berisha kujton 22 vjetorin e betejës së UÇK-së në fshatin Buçe të Opojës

0
908

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka kujtuar betejën e fshatit Buçe të Opojës.

Berisha ka thënë se para 22 viteve në këtë betejë kanë rënë dëshmorë dy ushtar të UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kurse ishin plagosur rëndë Ismet Zymberi, Sami Berisha, Albrim Krasniqi e Sashivar Ajazaj.
Rrjedhimisht, Berisha ka kujtuar se kjo betejë ishte realizuar pasi kishin rënë në pritë të forcave serbe në Bjeshkën e Pikëllimës (Koretnik).

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

“Natën në mes 27 dhe 28 korrikut 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftëtarëve që kishin qenë për armatim, bie në pritë të forcave serbe në Bjeshkën e Pikllimës (Koretnik), luftimet e ashpra u bartën ditën e 28 korrikut në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne (krahina e Opojës) ku bien heroikisht dy luftetarët e UÇK-së tanë, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj si dhe u plagosën rënd Ismet Zymberi, Sami Berisha, Albrim Krsniqi e Sashivar Ajazaj.
Rënia në krye të detyrës e këtyre dy ushtarëve të zellshëm dhe trima, për ne ishte një humbje e madhe. Nexhati ishte nga ata mërgimtarë që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhur për të luftuar për lirinë e vendit, ndërsa familjen e kishte lënë atje. Kurse, Beamiri ishte nga ata djem të ri zhurjanë, i cili kishte ardhur vullnetar në radhët e UÇK-së. Ai ishte me mision në njësitin për furnizim me armatim. Edhe pas rënies së këtyre dy trimave, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar.

Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi, në fshatin Buçe dhe në malet e fshatit Brezne, iu shkojmë në ndihmë me një pjesë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë), pasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën. Në këtë aksion kanë qenë edhe policia ushtarake dhe, është me rëndësi të thuhet se, në Shtabin Lokal (më vonë Brigada 125) ka qenë edhe Ekrem Rexha – komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të Operativës së Shtabit, i cili ishte edhe pjesë e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes, si dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë, si dhe komplet Policia Ushtarake, e udhëhequr nga Salajdin Berisha dhe Xhevat Berisha, i shoqëruar nga luftëtarë nga Vërmica dhe Zhuri.

Vlenë të theksohet edhe kontributi i madh i banorëve të këtyre dy fshatrave të Opojës (Buçe dhe Brezne), për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë, në mesin e të cilëve kishte shumë të plagosur në këtë betejë. Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja të tjera kundër okupatorit serb, deri më 12 qershor 1999, ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona.
Me respekt deri në përkulje për ata që u flijuan për Kosovë!
Zafa
Foto me disa bashkëluftetar ku qëndruam në Bjeshkët e Pikllimēs e ku për 18 orë kujtuam gjithë atë sakrificë të qindra luftetarëve të UÇK-së të cilët rrugëtuan këtyre monopateve për të sjellur armatim në Kosovë gjatë viteve 1998-1999!
Gjithë evokimet për bartjen e armatimit nga Stanet e Pobregit edhe më të rënd dhe emocionale e bënte mungesa e mikut dhe bashkëluftetarit Gjemshit Krasniqi i cili i ka udhëhequr shumë grupe këtyre bjeshkëve e që po mbahet tash e dsa vite në burg padrejtësisht me shpifje e akuza të mbetjeve sllave në Kosovë!”, ka shkruar Berisha./04 Online

Leave a Reply