Zafir Berisha kritikon Albin Kurtin, e ka humbur rrugën në oborr, ende referohet në terma marksist-leninist

0
448

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se sipas tij, po manipulon qytetarët.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shtuar se Kurti, siç ka thënë ai, ende referohet në terma marksist-leninist.

“Nuk po e kuptoj kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendava të dyshimta”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i tij pa ndërhyrje:
CILA MUNDET ME QENË PËRGJEGJËSIA E NJË QIRAGJIU NË KOSOVË!

Kur një hipokrit si Albini e merrë të dretën me u thirrë në emër të popullit a ka më ofendim për atë popullë, kur dihet se ai në Kosovë jeton me qira!

Nuk po e kuptoj kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendava të dyshimta.Referimi në terma moiste e marksist-leninist, tregon se ky “tip” e ka humbur rrugën në oborrë dhe nuk është duke ecur me kohën!

Zafa

Leave a Reply