Zafir Berisha i thotë “PO” Shaqir Totajt për balotazhin e 14 nëntorit

0
317

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, e ka konfirmuar koalicionin me PDK-në për balotazhin e 14 nëntorit.

Berisha ka thënë se rreshtimi përkrahë me PDK-në për balotazhin e 14 nëntorit është rreshtim parimor që ruan kontinuitetin e angazhimit tonë politik në Prizren.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Të nderuar qytetar të Prizrenit dhe nismëtar!
Beteja politike që do të vazhdoj me 14 nëntor, nuk është betej politike midis dy subjekteve apo taboreve partiake, por është betej politike për të mbrojtur identitetin, krenarinë dhe për t’i kthyer shpresën qytetit të Prizrenit e cila është dëmtuar rëndë viteve të fundit nga logjika politike e viteve të 50/60-ta të shekullit të kaluar nga regjimi i asaj kohe, i cili Prizrenin dhe prizrenasit për llogari të politikës djallëzore i kishte ndarë në qytetar të rendit të parë dhe të rendit të dytë, duke i trajtuar sipas origjinës, gjuhës, apo edhe etnitetit, e që Myta me sektin e tij politik dhe komisarët që dirigjohen jashtë Prizrenit po e praktikon atë politikë djallëzore edhe sot.
Rreshtimi ynë për zgjedhjet e 14 nëntorit është rreshtim parimor që ruan kontunitetin e angazhimit tonë politik në Prizren, duke mos u pajtuar asnjëher me të keqen dhe duke i shërbyer ndryshimit në interes të qytetarëve të Prizrenit.
Rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit dhe besimi i sovranit ka determinuar koloritin partiak në qytetin tonë, prandaj duke mbështetur Shaqir Totajn, mbështesim kërkesën legjitime të qytetarëve të Prizrenit për një qeverisje më të mirë në katër vitet e ardhshme.
Zafa

Leave a Reply