Zafir Berisha: Është momenti që klasa politike të lë anash inatet e të bashkohen për interes të vendit

0
411

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar për situatën e fundit politike në vend duke thënë se dikush po përpiqet që ta dobësoj pozicionin e Kosovës në bisedimet finale me Serbinë.

Kjo sipas tij do të duhej të shërbente si mesazh i mjaftueshëm për klasën politike në vend që t’i lënë anash inatet personale e meskine duke e vënë në rend të parë interesin e vendit, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij të gjitha këto përpjekje për të dëmtuar shtetin e Kosovës, do të dështojnë si shumë të tjera.

“Ndërsa “skenarët dhe skenaristët” që po mundohen me shantazhu përmes gjykatës politike të Hagës si dhe me e shmangën atë që bëri historin e Kosovës, duhet ta dijn atë që thotë populli: nuk bëhet pzarë pa hangjin…! Gjakovarët e kanë një shprehje kur shkojn me blerë diçka “e ke bë vetë apo ta ka lenë baba”!!!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Ofenziva politike e diplomatike që është në rritje kohëve të fundit nga qarqe të caktuar për dobësimen e pozicionit të Kosovës në bisedimet finale me Serbin, besoj se është mesazh i mjaftueshëm që klasa politike në Kosovë ta kuptoj se është momenti që t’i lemë anash inatet personale e meskine karshi interesit të vendit që duhet të jetë në rend të parë. Përpjekjet për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe pozicionin e saj në këto momente delikate, duke sulmuar ADN e këtij shteti, do dështojn si shumë projekte tjera ogurzeza! Kryeministri Hoti dhe gjithë të tjerët besoj e dijn mirë se nuk ka bisedime me Serbin pa UÇK-në në tavolin e bisedimeve. Ndërsa “skenarët dhe skenaristët” që po mundohen me shantazhu përmes gjykatës politike të Hagës si dhe me e shmangën atë që bëri historin e Kosovës, duhet ta dijn atë që thotë populli: nuk bëhet pzarë pa hangjin…! Gjakovarët e kanë një shprehje kur shkojn me blerë diçka “e ke bë vetë apo ta ka lenë baba”!!! Zafa

Leave a Reply