Zafir Berisha akuzon Haskukën për vjedhje idesh

0
325

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, e ka akuzuar kryetarin aktual, Mytaher Haskuka, për vjedhje idesh, por nuk ka folur për çka bëhet fjalë.

Ai “e ka kursyer” për një arsye.

“Sot kryetari e ka ditëlindjen”, tha Berisha për të vazhduar me numërimin e problemeve në qytet.

“Është vërtetë një situatë e papranueshme, edhe nga vetë qytetarët, unë bashkëjetoj me qytetarët. Kjo pjesa e Tusuzit është vërtetë në gjendje të mjerueshme. Është rezultat i papërgjegjësisë të qeverisë komunale, sepse me operatorë joseriozë vepron dhe e kemi këtë gjendje. Tusuzi ka edhe probleme të tjera, hapje të rrugëve tash gjatë fushatës, pastaj problemin madhor tash e 12 vjet, të lidhjes së lagjes Tusuz me Bajram Curr e kështu me radhë”, ka thënë Berisha në emisionin Zgjedhjet në KOHË.

Sipas tij, ka edhe shumë probleme që kërkojnë zgjidhje./Koha.net

Leave a Reply