Ymer Hoxha e vlerëson të suksesshme punën e Gjykatës Themelore në Prizren për vitin 2019

0
72

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, para gazetarëve ka raportuar për punën e këtij institucioni në vitin 2019-të , duke i paraqitur sukseset si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni i drejtësisë në Prizren.

Kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, e ka vlerësuar të suksesshme punën në këtë institucion gjatë vitit që po e lëm pas.

Ai duke raportuar për punën e Gjykatës Themelore në Prizren gjatë vitit 2019-të njoftoi se janë trashëguar 15 e 329, lëndët e ardhura deri në muajin nëntor janë 26 e 939 që bëjnë gjithsejtë 42 e 268 dhe se nga këto lëndë të mbetura janë 16 e 826.

” Problemet më të theksuara në trajtimin e lëndëve kanë qenë në lëminë civile, si pasojë e mungesës dhe lëvizjes së gjyqtarëve”.

”Këto dhjetëra mijëra lëndë janë dominuar nga ato të trafikimit me qënie njerëzore, armëmbajtjeve pa leje dhe shqetësuese është rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje”.

Sipas tij, ky institucion vazhdon të ketë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, bashkëpunëtor profesional, përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, si dhe nevoja për një objekt te ri te gjykatës, për shkak te hapësirës se pamjaftueshme, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykate.

Ai më pas u përgjigj në pyetjet e gazetarëve rreth akuzave ndaj këtij institucioni nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke thënë se “nuk mund të ia ndaloj askujt akuzat, por kryetari tha ai duhet të ketë fakte për çështjet që flet”.

Ndryshe, sipas raportit të prezantuar para mediave, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2019 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 94.44%, Gjykata Themelore- dega Suharekë me 113.75% ndërsa Gjykata Themelore – dega në Dragash me 105.80%, thuhet në këtë raport./TvPz

Leave a Reply