Xhemile Thaçi – Vezgishi emërohet Drejtoreshë e Arsimit

0
101

Pas shkarkimit të Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, sot është emëruar në vend të tij Xhemile Thaçi – Vezgishi.

Njoftimin për emërimin e Vezgishit e ka dhënë vet Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Ajo është e diplomuar në gjuhë dhe letërsi angleze, ndërsa studimet master i ka përfunduar në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit, si dhe është duke i vijuar ato edhe në letërsi angleze.

Ka punuar si profesoreshë e gjuhës angleze dhe është angazhuar në projekte të ndryshme në organizatat ndërkombëtare si UNOPS, OSCE, EUOEM dhe së fundi në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, synojmë që të arrijmë suksese të mëdha në fushën e arsimit, në veçanti duke e rritur cilësinë dhe duke realizuar projekte të shumta e të rëndësishme.

Fakti se ajo është një figurë apartiake dhe emri saj nuk ndërlidhet me asnjë parti politike, jep një mesazh të qartë dhe tregon vendosmërinë tonë për depolitizimin e sistemit arsimor.

Na priftë e mbara!”, ka njoftuar Haskuka./04 Online

Leave a Reply