Xhejlani: Masat e reja, vendim i radhës kundër hotelierisë

0
470

Lidhur me paralajmërimin masave të reja kundër pandemisë Covid-19 nga institucionet e Kosovës, ka reaguar përmes një shkrimi kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve ” Esnaf” nga Prizreni, Varsi Xhejlani, duke e vlerësuar vendimin si të dëmshëm për sektorin e gastronomisë. ”

“Edhe një vendim kundër sektorit të gastronomisë / hotelierisë.Kufizimi i lëvizjes së lirë deri në ora 21:00 ka ndikim negativ dhe direkt në sektorin e gastronomisë, duke marrë parasysh se punëtorët e sektorit privat dhe publik jane në punë deri në ora 17:00, dhe pas këtij orari janë të lirë të kryejnë shërbimet e gastronomise duke konsideruar edhe motin e mirë në muajt në vijim.

Ende pa u hapur ky sektor ashtu si duhet, vjen vendimi tjetër për t’u mbyllur. Ky vendim edhe më tej do ta rëndon gjendjen e kompanive ne këtë sektor.

Në të kundërtën , kush do t”i paguajë shpenzimet e pagave mujore dhe shpenzimet e tjera që lidhen me funksionalizimin e këtyre bizneseve?”, shkruan në reagimin e tij kryetari i SHBZ ” Esnaf” në Prizren, Varis Xhejlani.

Leave a Reply