Xhavit Ukaj zhytet në ujë për t’i ndihmuar bashkëfshatarët pas përmbytjeve

0
633

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, u ka dalur në ndihmë bashkëfshatrëve  në fshatin Piranë pas përmbytjeve nga shiu, ku pësuan dëmë të mëdha, shkruan Gazeta Metro.

Ukaj, me të parë gjendjen e jashtëzakonshme nga moti në fshatin Piranë në Prizren, ai doli të takoj bashkëfshatarët e tij për t’i parë se në çfarë gjendje janë. Madje i njëjti hyri mes për mes ujit.

Kujtojmë, që në Kosovë qe tri ditë, po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut dhe brëshër, gjë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Ky mot ka bërë që shumë rrugë, veçmas ato në zonat rurale të përmbyten nga uji, si në fshatin Piranë në Prizren.

Leave a Reply