Xhavit Haliti: E presim krahëhapur Mimoza Kusarin, pse jo qeverinë me LDK-në

0
56

Xhavit Haliti ka folur në ‘RADIO 1’ mbi zhvillimet aktuale politike rreth procesit zgjedhor e me theks të veçant rreth përmbylljes së listave për kandidatë. Haliti ka thënë se PDK e pret më krahëhapur Mimoza Kusarin.

“Ne kemi pasur kontakt me zonjen Kusari-Lila. Ajo ka pasur disa probleme teknike për kandidim të saj dhe Alternativës, meqë edhe ka qenë jashtë vendit. Dera është e hapur dhe duhet veç marrëveshje e saktë. Jemi të bindur në kualitetet dhe fitoren tonë.” ka thënë Xhavit Haliti.

Haliti tuje ka folur edhe për vijat e kuqe të subjekteve politike ndaj PDK-së. Ai ka thënë se është me rëndësi që PDK nuk ka vënë vija të kuqe meqë, sipas tij, PDK do të jetë e para.

“PDK nuk ka vënë vija të kuqe dhe kjo është me rëndësi si parti e para që do të del. Ne e ndërtojmë qeverinë dhe normalisht do e ndërtojmë me partitë e Kosovës. Bash me të gjtiha që do arrijmë të përbashkëta. Pse jo edhe me LDk nëse na pëlqen.”-shtoi Haliti.

Leave a Reply