Würth Kosova shpërndan maska falas

0
432

Würth Kosova bazuar në situatën aktuale të pandemise që
gjendet jo vetëm Kosova, por e gjithë popullata mbarë botën,
duke iu bashkangjitur kauzës botërore për luftë kundër
pandemisë, ka organizuar një aktivitet social ku ka shpërndarë
maska falas.

Aktiviteti u organizua sot me fillim nga ora 10:00 në sheshin
“Zahir Pajaziti” – Prishtinë, ku është theksuar edhe rëndësia e
praktikimit të masave mbrojtëse rekomanduar nga OBSH dhe
organet shtetërore të Kosovës.

Mahir Gani, drejtor i kompanisë u shpreh: “ Ky është një aktivitet
social në frymën e koncerit botëror, Würth Group, pjesë e së cilës është edhe Würth Kosova, me qëllim sensibilizimi dhe ngritje të përgjegjësisë së shoqërisë për mbrojtje nga sulmi i pandemisë
Covid-19”.

Ai ka shtuar: “Është obligim moral i gjithësecilit nga ne të kontribuojmë me mundesitë që kemi në luftën globale ndaj kësaj pandemie që ka kapluar gjithë botën.”

Leave a Reply