VV-ja nuk e bën kurban Glauk Konjufcën

0
41

Pas postit të presidentit, pozita e kryeparlamentarit i ka thelluar ndasitë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse. Postin e kryekuvendarit Vetëvendosja nuk ka pranuar ta dorëzojë te LDK-ja as pas ofertës së saj të së mërkurës. Madje nga kjo parti kreu i LVV-së ka kërkuar që të heqë dorë nga ky propozim dhe të kthehet në negociatat për bërjen e qeverisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë përgjigje propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje. Oferta e së mërkurës, që ishte e njëjtë me atë të 8 janarit, dje u refuzua përmes një letre nga LVV-ja. Në këtë përgjigje Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar kërkesën e LDK-së që pozita e kryeparlamentarit, të cilën tash e mban Glauk Konjufca i LVV-së, t’i dorëzohet LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.

Duke kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kjo kërkesë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka theksuar se Glauk Konjufca nuk do të bëhet kurban i koalicionit LVV – LDK. Për më tepër Kurti ka shkruar se ishte LDK-ja ajo që votoi pro zgjedhjes së tij dhe kërkesa për ta larguar atë është veprim politik jodemokratik, të cilin LVV-ja nuk e përkrah

Mirëpo pas pranimit të letrës kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e konsideroi atë si përgjigje zyrtare. Ai nuk e komentoi përmbajtjen e letrës, por theksoi se partia të cilën ai e udhëheq është e interesuar të arrijë marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen.

Leave a Reply