“VV-ja mund të propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre”

0
574

Njohësi i çështjeve politike në vend Rasim Alija në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar situatën  politike të krijuar rreth emrit të mandatarit të për Kryeministër.

Alija thotë se LVV-ja mund ta zvarrisë këtë proces të dërgimit të emrit por mund edhe të na surprizojë në fund duke dërguar një emër të tillë.

Ai parashikon se mund të ketë edhe një propozim të Vjosa Osmanit si kandidate e re për kryeministre nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje , por  thekson se këta skenarë do ta koplikonin më tej situatën politike.

“Në rast se zoti Kurti refuzon ta dërgojë emrin e mandatarit të ri, që më gjasë do ta bëjë këtë për të krijuar mundësinë dhe kushtet për të shkuar në zgjedhje të reja.

Presidenti Thaçi do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për të nominuar një kandidat tjetër ose një subject tjetër si mandatar pë krijimin e Qeverisë e kjo mund të ishte LDK-ja.

Me bërjen e kësaj pastaj do të futemi në bllokada institucionale dhe ujra të tjerë antikushtetues pasi të drejtën kushtetuese për të formuar Qeverinë në çfarëdo lloj rrethane e ka fituesi i zgjedhjeve e në këtë rast është LVV-ja.

Mirëpo nuk mund të përjashtohet mundësia që në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje ta vonojë pjesën e dërgimit të një emri për mandatar tek Presidenti.

Tek kjo pjesë LVV-ja është e paparashikueshme dhe ka treguar se i bën hapat mire.

Mund të ketë edhe një propozim për vete Vjosa Osmanin si kandidate e re nga Lëvizja Vetëvendosje, pra mund të shohim edhe skenarë të tillë që do ta komplikonin edhe më tej situatën”

Alija thekson se Presidenti në këtë situate duhet të ruajë stabilitetin demokratik të institucioneve.

“Gjithçka është e mundshme por ajo çka është e rëndësishme është ruhet stabiliteti demokratik i insituacione dhe të ruhet vullneti i subjekte politike sepse Presidenti i Republikës së Kosovës në formimin e Qeverive.

Ajo çka duhet të bëjë Presidenti eshte të rujë stabilitetin demokratik të institucioneve të ruajë legjitimitetin e Kuvendin dhe legjitimitetin e dale nga zgjedhjet e 6 Tetorit.”

Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu ka një mendin ndryshe rreth kësaj situate.

Ai thotë se Presidenti do ta mandatojë LDK-në në kundërshtim me Kushtetutën.

“Do ta mandatojë Isa Mustafën. Deputetët e VV do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, por Gjykata Kushtetuese si institucion pa integritet moral e profesional do t’i jep të drejtë Presidentit.” tha Sphiu.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme i ka dërguar për here të tretë letër Kryetarit të VV-sëm Albin Kurtit për dërgimin e emrit të ri të mandatarit.

Kurti ditë më parë i ishtë përgjigjur presidentit Thaçi, ku i kishte thënë se nuk do të jap emrin e ri, për faktin se sipas tij, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, pas përfundimit të pandemisë së kroonavirusit.

Leave a Reply