Vrasja e të miturit në Prizren, Prokuroria kërkon të përcaktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin

0
338

Një rast tejet i rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit.

Një 15 vjeçar humbi jetën si pasojë e therrjes me thikë, pas një përleshje fizike mes disa të miturve.

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që morën pjesë në përleshje janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prokuroria Themelore në Prizren, dje, rreth orës 10:00 është njoftuar nga Policia e Kosovës, se në rr. “Ylber Fanaj” në Prizren, ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa të rinjve, të mitur, ku janë përdorur edhe mjetet e prehta. Në bazë të informacioneve njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me mjet të prehtë përkatësisht me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale”, u tha në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika.

“Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi. Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Leave a Reply