Vrasja e afroamerikanit, përshkallëzohen protestat në SHBA, plaçkiten dyqanet (VIDEO)

0
428

Protestat për vrasjen e një personi afroamerikan nga policia, në Minesota të SHBA-ve kanë, përshkallëzuar ditën e sotme jo vetëm në qytetin e Mineapolisit, ku ndodhi ngjarja, por edhe në Los Anxhelos.

Protestuesit nga shoqata “Black Lives Matter” (Jetët e Afroamerikanëve Vlejnë Njësoj) kanë bllokuar një autostradë kryesore, ku edhe janë përplasur me makinat e policisë që janë përpjekur t’i largojnë.

Në Mineapolis, qindra protestues dolën për ditën e dytë rresht në rrugë dhe janë përballur me policinë me mjete të forta, të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar.

Protestat vijnë pas qarkullimit të një videoje ku policët e Mineapolisit u panë të përdornin forcë të panevojshme ndaj një personi me ngjyrë, i cili më pas vdiq në spital.

Policia tha që George Floyd kishte rezistuar me forcë ndaj arrestimit, por videot të tjera nga bizneset rrotull ngjarjes treguan që nuk ishte e vërtetë. George Floyd nuk kishte kundërshtuar me forcë dhe polici i kishte vënë gjurin mbi qafë, duke i qëndruar përsipër me të gjithë peshën e trupit, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Të katër policët janë shkarkuar menjëherë nga detyra, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për protestuesit të cilët i akuzojnë për vrasje. Veç kësaj, ata protestojnë kundër diskriminimit racor, pasi rastet e dhunës së tepruar ndaj personave me origjinë afro-amerikane janë të përsëritura.

Vetë presidenti Trump ka shkruar në Tëitter se i ka kërkuar personalisht FBI-së që ta hetojë rastin në fjalë e t’i nxjerrë fajtorët para drejtësisë. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka premtuar se drejtësia do të vihet në vend.

Ndërkohë, gjatë trazirave të krijuar në Mineapolis, shumë njerëz kanë përfituar nga mungesa e policisë dhe kanë plaçitur disa dyqane.

Leave a Reply