Votat e kandidatëve të AAK-së në Deçan

0
386
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nga rezultatet që kanë dalur nga KQZ prej vendvotimeve radhitet e katërta me 7.43% apo 58.743 vota.

Në komunën e Deçanit kandidati më i votuar nga kjo parti mbetet, Ramush Haradinaj.

Në listën të cilën e ka siguruar Telegrafi, Haradinaj nga 14 qendra të votimit në këtë komunë ka arritur të marrë 6554 vota.

I dyti renditet Daut Haradinaj me 4559 vota, i treti renditet kandidati Hajdar Sutaj i cili kandidon për herë të parë në këto zgjedhje me 2843 vota.

Kandidatja femër më e votuar nga AAK në Deçan është Time Kadrijaj me 2364 vota, pasuar nga Erblina Tahiraj që radhitet e dyta si kandidatja femër më e votuar nga ky subjekt me 1273 vota.

Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj ka marrë 2344 vota duke lënë mbrapa ish-kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj me 2153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2070 vota. /Telegrafi/

Leave a Reply