Vjosa Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa

0
328

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, e sidomos kryetaren e saj, Valdete Daka.

Ajo në një adresim, ka thënë se nëse ndodh që partitë dhe qytetarët të ballafaqohen sërish me atë çfarë ndodhi të enjten, kur disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

“Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për zgjedhjet”, ka thënë Osmani.

Ajo ka kritikuar kryetaren Daka, se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë tjera.

Leave a Reply