Vjen lajmi i madh nga Ukraina: Po punojmë për njohjen e Kosovës, i pranojmë pasaportat e tyre

0
478

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Vasyl Bodnar ka konfirmuar se ky shtet tashmë i njeh pasaportat e Kosovës dhe po punon edhe për ta pranuar si shtet të pavarur, shkruan Gazeta Metro.

Kështu bëri të ditur vet ai dje në një intervistë për RTV Ora, ku tha se janë duke punuar që të bëhen hapa më të mëdhenj drejt kësaj çështje.

“Nuk e kemi pranuar ende zyrtarisht Kosovën, por jemi duke bërë hapa drejt kësaj. Vitin e kaluar pranuam që të punojmë me pasaportat e Kosovës. Hapa të vegjël si këta, dërgojnë drejt rezultateve më të mëdha”, ka thënë ai.

Pyetur nëse situata e Kosovës qëndron si ajo e Krimesë, Bodnar tha se nuk e cilësojnë si të njëjtë, transmeton Gazeta Metro.

“Për ne nuk ka asnjë ngjashmëri mes këtyre dy çështjeve. Kosova është vend që është njohur nga shumë shtete të tjera.”, tha ai.

Vlen të theksohet se Kosova është njohur nga 116 shtete të botës, duke përfshirë këtu edhe nga SHBA dhe disa vende të tjera të BE’së.

Sidoqoftë, pavarësia e Kosovës nuk është njohur ende nga Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania.

Shteti i fundit që e ka njohur vendin tonë është Izraeli. Kjo ndodhi më 4 shtator nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e vendosi këtë edhe si pikë të marrëveshjes së nënshkruar në SHBA.

Leave a Reply