Vjedhje e rëndë në Prizren – Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

0
160

Dje në Prizren është raportuar një vjedhje e rëndë rreth orës 05:30.

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

Leave a Reply