Visar Shehu i kundërpërgjigjet Sherife Balajt të PDK-së për rifunksionalizimin e AMF-ë në Lubizhdë të Hasit

0
529

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, i’u është kundërpërgjigjur Kuvendares së PDK-së, Sherife Balaj, pas kërkesës së saj për rifunksionalizimin e QMF-së në Lubizhdë të Hasit.

Shehu në reagimin e tij ka thënë fillimisht kemi të bëjmë me Ambulancë të Mjekësisë Familjare dhe jo Qendër të Mjekësisë Familjare në këtë lokacion. Sipas tij, AMF-ja për të cilën ka reaguar kuvendarja e PDK-së, nuk i plotëson kushtet teknike për të ushtruar veprimtari shëndetësore.
Sipas Shehut kjo ka ndodhur për shkak të keqqeverisjeve të kaluara.

Reagimi i plotë i Visar Shehut:

“Me vjen keq per njohurit e disave, nuk bejne dot dallimin e nje QMF nga nje AMF!

AMF ne Lugisht nuk i ploteson kushtet teknike per te ushtrur veprimtari shendetesore. Keto jane pasoje e keqqeverisjeve te kaluara qe ndertimin e njesive shendetesore e kane bere duke mos respektuar ligjet per ndertimin e njesive shendetesore, per me teper me parat e taksapaguesve.

Eshte fakt qe Prizreni eshte larg nga ky fshat por vetem disa kilometra afer kane qendren me te mire shendetesore, QMF-ne e Romajes e cila eshte nje nga modelet e ndertimit te QMF-ve ne komunen e Prizrenit. Natyrisht, e ndertuar me te gjitha standardet. E din mire komuniteti se cfare QMF ka qene e cfare eshte tani QMF ne Romaj!

Dy QMF-te ne rajonin e Hasit, njera ne Gjonaj e cila ne muajin gusht do filloje sherbime, tjetra ne Romaj, i ofrojne asaj popullate sherbime bazike themelore me nje cilesi mjafte te mire.

pertej #zotimeve”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply