Viktima më e re në Kosovë: 16-vjeçari nga Vitia vdes nga COVID-19

0
516
Foto: Ilustrim

Në prag të njëvjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.

Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë.

Leave a Reply