Vidhen barna në QKMF-në e Prizrenit, policia po e heton rastin

0
341

Punëtori i sigurimit në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prizren ka informuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në podrumin e QKMF-së dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Rr. Xhemal Bjediq, Prizren 05.02.2021 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i sigurimit, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në bodrumin e QKMF dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply