Vetëvendosje ndërron Statutin: Albin Kurti edhe kryetar i VV-së edhe kryeministër

0
68

Lëvizja Vetëvendosje partia që udhëhiqet nga Albin Kurti e që ka dal partia e parë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit ka bërë edhe një lëvizje tjetër e që “dëshmon” se Albin Kurti së shpejti do të jetë kryeministër i Kosovës.

Albin Kurti do të jetë edhe kryetar partie e edhe kryeministër.Gazeta Blic nga burime ka mësuar se dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, është ndërruar Statuti i partisë, e që me këtë i lejohet Kurtit të jetë në krye të partisë por edhe kryeministër.

“Në nenin 73 të statutit të Vetëvendosjes thuhet se “nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje”.“ Pikërisht ky nen është ndërruar gjë që i mundëson Albin Kurtit të mbaj dy pozitat”, kanë thënë burime të Gazeta Blic.Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj partia Arlind Manxhuka por që nuk ka marr përgjigje.

Nuk dihet pse ndërrimi i Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje është mbajtur i fshehur për opinion.

Leave a Reply