Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

0
121

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë. Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

Po ashtu, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë LDK-së. Sipas burimeve të Gazetës Blic, Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e lidershipit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin Thaçi, për tu mandatuar si kryeministër i vendit.

Leave a Reply