Vetaksident në Prizren, vdes një person

0
673
Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 10:55 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, në veturë ishin katër persona ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencën në Prizren e njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Leave a Reply