Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Prizren: Qeverisja e dobët po rrezikon bizneset

0
423

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e Prizrenit të cilat janë prekur nga Pandemia.

Veseli tha se propozimet e mangëta të qeverisë nuk po ndihmojnë sektorin privat dhe të punësuarit e këtij sektori.

Ai theksoi se është për keqardhje që bizneset të cilat po vuajnë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, nuk po kanë ndihmë konkrete dhe subvencione të ndryshme dhe fonde direkte.

“PDK-ja është mbështetëse e bizneseve. Qeveria duhet të reflektoj sa më parë dhe të marrë parasysh edhe propozimet tona. Duhet sa më shpejtë të kemi një ndihmë të drejtpërdrejt të bizneseve. Buxheti i Republikës së Kosovës duhet të shpërndahet sa më parë si ndihmë për sektorin privat. Duhet të ketë lehtësira fiskale dhe subvencione të shumta”.

Më tutje, ai ka shtuar se 286 mijë punëtorët e sektorit privat janë fuqia kryesore punëtore në Kosovë dhe shtetit është duke dështuar që t’u dalë në ndihmë kur ata kanë më së shumti nevojë.

Pronari i kompanië “Burak Automotive”, Ediz Cabrati ka falënderuar kryetarin Veseli për vizitën e tij në Prizren.

“Është një vizitë mëse e mirëseardhur në këtë periudhë të vështirë për bizneset. E Falënderojmë shumë për mbështetjen kryetarin Veseli dhe shpresojmë që sa më parë të kalojmë këtë situatë”.

I PDK-së ka vizituar edhe disa biznese të tjera në komunën e Prizrenit të cilave u ka ofruar të gjithë mbështetjen e tij në lidhje me vështirësitë të cilat po i kalojnë.

Leave a Reply