Veselaj – Gutaj: Mbështetja juaj për mua në këtë mandat më mundëson që të punoj me përgjegjësi dhe ndërgjegje të pastër

0
536

Kandidatja për deputete për Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj – Gutaj ka vlerësuar lartë vendimin e subjektit politik të cilës i takon për kandidimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Veselaj – Gutaj ka thënë se kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova prandaj ne s’mund dhe se kemi ndërmend të ndalemi sepse jemi ADN-ja, në veçanti kur në pyetje është sakrifica e lirisë.

“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova prandaj ne s’mund dhe se kemi ndërmend të ndalemi sepse jemi ADN-ja, në veçanti kur në pyetje është sakrifica e lirisë, dilema ndaj pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Ja sot ja kurrë më shumë na duhet uniteti për ti tejkaluar dallimet dhe sfidat dhe për ta dëshmuar ndaj të gjithë atyre që janë aset i shtetit tonë.
Të nderuar qytetarë, miq e mikesha, Ju familjarë,
Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar që unë të jemë njëra nga kandidatet e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit për tu përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Falenderoj PDK-së në përgjithësi për vlerësimin dhe besimin që më kanë dhënë.
Mbështetja juaj për mua në këtë mandat më mundëson që të punoj me përgjegjësi dhe ndërgjegje të pastër edhe më shumë në të mirën e vendit tonë.Ju jam mirënjohëse në çdo rrugëtim të përbashkët.
Ne besojmë te njëri-tjetri dhe të gjithë së bashku besojmë se #Rimëkëmbje me #HoxhajKryeministër do ta bëjë Kosovën vend më të mirë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.
Kur jemi bashkë nuk ka të pamundura!
Vota juaj për mua aq sa është nder është edhe përgjegjësi, ju betohem se do të jemë zëri i juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Rimëkëmbje
LuljetaVeselajGutaj24

Urime e suksese për të gjithë kandidatët, për një fushatë e përfaqësim të denjë e pa dallim për të gjithë qytetarët!
Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj
17.01.2021″, ka thënë Veselaj – Gutaj./04 Online

Leave a Reply