Vendosja në karantinë, MSH: Nuk ka pasur asnjë dokument që 26 vjeçari vuan nga ndonjë sëmundje

0
383

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e një qytetari 26 vjeçarit, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendren e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ministri thotë se do të kërkojnë detaje të hollësishme rreth ardhjes së 26-vejcarit nga Gjermania dhe vendosjes së tij në karantinë.

“Ne si institucion nuk mund t’i lejojmë vetës të flasim për gjëra të pavëetetuara, dhe nuk mund të paragjykojmë asnjë element të rastit. Por nga MSH dhe Qeveria, do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe do të zbardhët në detaje cdo e dhënë që lidhet me rastin, prej organizimit të udhëtimit nga ambasada në Gjermani, pritjet në aereport dhe shoqërimit për Qendër të Studentëve”, ka thënë Vitia, i cili i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, që ta kenë prioritet zbardhjen e rastit të 26-vjeçarit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se ata që deklarojnë që kanë sëmundje, ekzaminohen nga ekipet dhe lirohën, ndërsa për qytetarin që vdiq dje, thotë se nuk ka pasur asnjë dokument që dëshmon se vuan nga ndonjë sëmundje.

“Sa i përket, të ndjerit, nuk kemi pasur asnjë dokument që do të dokumentonte as edhe të vemtën sëmundje të tij”

Vitia ka thënë se do të kërkojnë raporte të hollësishme nga institucionet.

“Ne do të kërkojmë raport nga secili institucion. Nga si është organizuar ardhja me 2 maj në ambasadën në Gjermani, deri te përgjegjësit që mirëmbajnë dhe janë përgjegjës në qendren e studentëve në Prishtinë. Të gjitha këto raporte, do t’i shikojmë, dhe kudo që ka ndonjë problem, ne do t’i publikojmë”, ka thënë Vitia.

Edhe Ministri Vitia ka treguar se janë një kategori e njerëzve, që hyjnë në Kosovë, por nuk shkojnë në karantinë, nëse kanë ndonjë sëmunje, janë mbi 70 vjeç apo nën 18 vjeç.

“Të gjithë ata që janë të liruar, nuk shkojnë në karantinë, por më një deklaratë nën betim, ata shkojnë nën izolim”, ka thënë Vitia.

Leave a Reply