Vdesin dy persona në Pejë, njëri i infektuar me COVID-19 e tjetri i dyshuar

0
393

Një person i prekur me COVID-19 ka vdekur në 24 orëshin e fundit në Spitalin e Pejës.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 77 pacientë me koronavirus.

32 prej tyre janë në oksigjenoterapi, shtatë pacientë janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët në gjendje më stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

“Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 12 operacione, ndërsa 452 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,505 analiza”, thuhet tutje.

Leave a Reply