Vdes Zirafete Beqiri nga Krusha, katër djemtë dhe bashkëshorti iu zhdukën nga forcat serbe

0
446

Zirafete Beqiri nga Krusha ka ndërruar jetë sot, pa mësuar ende për fatin e katër djemve të saj dhe bashkëshortit të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës.

21 vite pas luftës ajo i ka kaluar në pritje të ndonjë lajmi për më të dashurit e saj. E ndjera sa ishte gjallë nuk ka ditur se çfarë ka ndodhur me fatin e katër bijve dhe bashkëshortit. Asnjë gjurmë e asnjë varr për ta.

Sikurse për shumë familje tjera dhe fati i familjes Beqiri mbahet peng nga shteti serb.

Lajmin për vdekjen e nënë Zirafetes e ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK), Elbert Krasniqi.

Ai përmes Facebook-it, ka njoftuar se ka vdekur Zirafete Beqiri nga Krusha.

“Edhe njeë Neëneë ikën pa ditur varret e meë teë dashureëve teë saj! Zirafete Beqiri, iku me mallin dhe vuajtjen, pa ditur peër fatin e kateër djemveëve dhe bashkeëshortit teë saj teë zhdukur nga forcat serbe neë Krusheë. Peër 21 vite asgjëë nuk dihet peër fatin e familjes Beqiri, ashtu si dhe shumeë familjeve teë tjera nga komuniteti ynë e nga e gjitheë Kosova”, ka shkruar Krasniqi.

21 vite që nga mbarimi i luftës së viteve 98-99 në Kosovë, numri i të zhdukurve vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave të Komisionit qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, ende nuk dihet për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. /Zëri

Leave a Reply