Vdes pas infektimit me koronavirus 24-vjeçarja, disa ditë pasi lindi foshnjën në QKUK

0
303
Foto: Ilustrim

Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur dje në Klinikën Sportive si pasojë e COVID-19.

Koha raporton se ajo ka vdekur pas qëndrimit disa ditor në këtë klinikë të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë se e ndjera kishte shkuar e prekur me koronavirus në këtë klinikë dhe se janë detyruar ta operojnë për shkak të gjendjes së saj të rënduar me frymëmarrjen.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili duke shtuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive.

Leave a Reply