Vdes një zyrtar policor nga Covid-19

0
500
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një zyrtari policor në moshën rreth 39 vjeçare nga koronavirusi.

Zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se sapo u është konfirmuar lajmi.

“Sapo na treguan se ka vdekur një zyrtar policor, detaje të tjera nuk kemi tani”, tha ai.

Ndryshe, me viktimën e fundit, në Kosovë shënohen gjithsej 118 të vdekur nga koronavirusi.

Leave a Reply