Vdes një person në Prizren pas rrëzimit nga pema

0
414

Një person ka vdekur si pasojë e rrëzimit nga pema, të enjten në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Në raport theksohet se rasti ka ndodhur pasdite në rrugën “Sheh Emini”.

“Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim të Policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply