Vdes mjeku nga Prizreni Nexhip Berisha pas infektimit me COVID-19

0
521

Është ndarë nga jeta mjeku nga Prizreni, Nexhip Berisha.

I ndjeri ishte punëtor disa vjeçar në njërën nga QMF-të në Prizren.
Lidhur me vdekjen e Berishës ka reaguar edhe Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, i cili ka thënë se përjetësia i takon heronjve, punonjësve shëndetësorë në betejën e tyre sublime në reajtjen e shëndetit publik.

“Ti ike nga kjo botë duke e ditur se Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri.
Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.
Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.
Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët
Shoku,miku ,kolegu yt Afrim Avdaj”, ka thënë Avdaj./04 Online

Leave a Reply