Vdes ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

0
425

Ka ndërruar jetë, ish-deputeti i Kosovës, në Kuvendin e Kaçanikut, Ali Shahini.

Shahini përpos kontributit të dhënë si nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, familja e tij kishin dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Shahini ishte dekoruar kohë më parë për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Leave a Reply