Vdekje e dyshimtë në Prizren

0
504
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Karashëngjergj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është gjetur nga një familjar i tij, dje pasdite rreth orës 15:25.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Më datë 12 prill 2021, rreth orës 15:25 min, policia ka pranuar informacion se në fshatin Karashëngjergj-Prizren një person është raportuar i vdekur, informata është pranuar nga vëllai i viktimës. i cili fillimisht e ka informuar Emergjencën, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Osmanollaj.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale të polciisë në Prizren dhe njësiti i forenzikës rajonale.

“Është informuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion. Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha ai.

I pyetur nëse viktima ka pasur ndonjë shenjë në trup apo kokë, Osmanollaj tha se në bazë të raportit fillestar nuk është vërejtur diçka e pazakontë.

Leave a Reply