Vazhdojnë investimet në regullimin e hapësirave të spitalit në Prizren

0
47

Drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, së bashku me stafin menaxherial, të mërkurën, ka vizituar hapësirat e një pjese të renovuara të repartit të Internës.

“Unë si drejtor ekzekutiv, së bashku me stafin tim, dhe në koordinimin me SHSKUK-në dhe MSH po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për rregullimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë që drejtëprdejtë do të ngrisin cilësisë e shërbimeve shëndetësore për pacientë”.

“Rregullimi i hapësirave të repartiot të Internës, së bashku me renovimet në repartet tjera janë rezultat i përkushtimit tonë të përbashkët. Krahas këtyre investime, përfshirë edhe fazën përfundimtare të ankesit për shërbimet e radiologjisë, falë edhe përkrahjes së drejtorit të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran ismajli, në spitalin tonë së shpejti do të fillojnë punimet e ndërtimit të Objektit të ri për Nëna dhe Fëmijë dhe Kardiologjisë Invasive”.

“Ne nuk do të ndalemi, por do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët për krijimin e kushteve sa më të mira dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientë”, – theksoi drejtori Avdaj.

Leave a Reply