Valdete Daka infektohet me Covid-19, nuk kryeson mbledhjen e KZQ-së e paraparë të mbahet ora 13:30

0
260
Valdete Daka - Kryetare e KQZ-së

Kryetarja e Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve Valdete Daka është infektuar me Covid-19.

Daka po qëndron në izolim dhe nuk pritet ta kryesojë mbledhjen e KQZ-së që pritet të mbahet në ora 13:30.

Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda KQZ-së.

KQZ-ja ka paralajmëruar mbeldhjen e radhës për ditën e sotme ku pritet të bëhet zëvendësimi i Vjosa Osmanit me një deputet tjetër.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Do të bëhet zëvendësimi i deputetes në vend të Vjosa Osmanit”, tha Valmir Elezi për GazetaBlic.

Leave a Reply